Telenews

Prokuroria dhe Gjyqësori bojkotojnë takimin e ministres Haxhiu

Përfaqësuesit nga Prokuroria dhe Gjyqësori i Kosovës kanë bojkotuar takimin e grupit ndërministror që u thirr nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:00, nga ish-burri i saj.

Lidhur me këtë, Haxhiu iu tha gazetarëve se ata do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore.

“Fatkeqësisht as prokuroria e as gjykata, pra as përfaqësuesi nga prokuroria e as përfaqësuesi nga gjyqësori s’kanë qenë të pranishëm, në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore e profesionale. S’kam koment për veprimet e tyre”, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Gjyqi për vrasjen e Tupac Shakur fillon 30 vjet pas vdekjes së reperit

Yllka Gashi

Trump thotë se fëmijët marrin shumë më tepër vaksina, reagon OBSH

Yllka Gashi

Al mund të jetë duke e ndryshuar botën, por një hobi i ri po lind – gjithnjë e më shumë koleksionistë të kompjuterëve të vjetër

Yllka Gashi