Telenews

Prokuroria e Pejës thërret nesër konferencë për media rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Nesër (e premte) në orën 15:00 Prokuroria Themelore në Pejë do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalos të gjeturat e hetimit për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor të vitit 2021.

Kështu është bërë e ditur nga Prokuroria e Pejës përmes një komunikate për media.

Vrasja e trefishtë u krye në orën 19:00 më 26 nëntor 2021, përderisa një autobus po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan, ku u sulmua me kallashnikov. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Më 11 dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore e Pejës, saktësisht Kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte mbajtur konferencë për media dhe kishte njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar për rastin.

Gjithashtu, në shkurt të këtij vitit është arrestuar edhe një tjetër i dyshuar, e që sipas raportimeve në media, është familjar i tre personave që ishin arrestuar më parë.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për sot

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 06 shkurt 2026

Valjeta Turkaj

Haradinaj në zyrën e kongresmenit Keith, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

KushtrimGuraj