Telenews

Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan, ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.

Lidhur me këtë Shkodran Nikçi, nga Prokuroria në Pejë, ka njoftuar se burri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai ka njoftuar edhe se i mituri ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar vepër penale.

“Një rast në oborrin e shkollës, me ç’rast dyshohet se një prind ka sulmuar fizikisht një nxënës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenu mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe kanë shmang prind. Më pas është njoftuar policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërkaq i mituri ka pranuar trajtim mjekësor”, tha Nikçi për T7.

Sa u përket motiveve për këtë, ai ka thënë se: “Nga informatat që kemi ne, nuk ka pasur konflikt fizik vetëm ka pasur konflikt verbal para disa kohësh”.

Të ngajshme

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Valjeta Turkaj

Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Valjeta Turkaj

Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë, ngacmoi seksualisht një të mitur

Valjeta Turkaj