Telenews

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

“Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, sipas burimeve të Klan Kosova, pritet të mbahet sot në ora 14:00 në Gjykatën Themelore në Pejë.

Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, të dielën në shtëpinë e saj.

Të ngajshme

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

Rrezarta Ramaj