Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një personi në Bibaj të Ferizajt të premten.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media ekziston dyshimi i bazuar se vrasja ka ndodhur “për motive të ulëta”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ka ndodhur për motive të ulëta.
Prokuroria ka thënë se ka dyshime të bazuara që F.R. ka kryer vrasjen sapo ka parë të pandehurin që ka hyrë në parkingun e një salle të dasmave në këtë fshat. Ndërsa J.M., sipas njoftimit nga Prokuroria ishte vërsulur në drejtim të tahsmë të ndjerit me një mjet të fortë në dorë.
Ende nuk dihen motivet që çuan në vrasjen e 89-vjeçarit S.S. në fshatin Bibaj, ka thënë Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Mbrëmjen e së premtes, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” një zyrtar policor, F.R., ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një person.
Për “vrasje të rëndë” është ndaluar për 48 orë zyrtari policor, ndërsa po të premten është ndaluar edhe një person i dytë për bashkëkryerje të vrasjes.
Trupi i pajetë i 89-vjeçarit është dërguar për obduksion.
“Motivet lidhur me këtë rast penal ende nuk dihen dhe Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartcekura”, ka njoftuar Prokuroria.