Telenews

Prokuroria përfundoi kundërpërgjigjet, ish-krerët e UÇK-së deklarohen të mërkurën

Prokuroria Speciale përfundoi kundërpërgjigjet, me pretendimet se përtej dyshimit të arsyeshëm, katërshja e UÇK-së është fajtore.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit gjatë parashtrimeve te tyre kane kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm, meqë nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

 

Mbrojtësi i viktimave kërkoi 20 minuta dhe do do të paraqes pjesën e saj të mërkurën.

 

Pas tij, katërshja e UÇK-së do të deklarahet secili veç e veç me nga 20 minuta.

Kjo është faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Alarm në Prizren për mjet të dyshuar shpërthyes, ndërhyn FSK-ja

Blearta