Telenews

PROKURORIA RASTIN E AKSIDENTIT TË MINISTRES HAJDARI E KA INICUAR VETËM PROCEDURË TË KUNDËRVAJTJES

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ulaj ka thënë konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes.
Tutje Ulaj ka thënë se fëmija pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar dhe është në gjendje të mirë në shtëpi.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurores kujdestare nga policia, bazuar në raportin mjekësor se, personi i mitur pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar në gjendje të mirë në shtëpi, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes”, thuhet në përgjigjen e zëdhënses së Prokurorisë.
Ndryshe, sot edhe policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e aksidentit ku është përshirë ministrja Hajdari.
“Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Edhe ministrja Hajdari ka pranuar se është përfshirë në një aksident, duke thënë se gjatë vozitjes papritmas janë shfaqur dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku njëri nga ta është përplasur në veturën e saj.
“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Të ngajshme

Çfarë po përpiqet t’i tregojë botës? Kim Jong Un shfaqet sërish në publik me vajzën

KushtrimGuraj

110 vjet shtet, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë! Zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit

KushtrimGuraj

Në festën e 28 nëntorit, Memli Krasniqi lidh bashkë Krujën, Vlorën e Prekazin

KushtrimGuraj