Telenews

Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale.

Sipas njoftimit, V.N. dyshohet për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

PSRK-ja nuk bën të ditur detaje tjera lidhur me rastin.

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Alarm në Prizren për mjet të dyshuar shpërthyes, ndërhyn FSK-ja

Blearta