Telenews

Prokuroria Speciale deklarohet për bastisjen te Ministria e Mjedisit

Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar për bastisjen e së martës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Siç thotë Prokuroria, në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, njofton Prokuroria Speciale.

Tutje, Prokuroria ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të ketë njoftim.

Siç ka raportuar Paparaci, aksioni ndërlidhet me keqpërdorimet e dyshuara në rastin e faljes së borxheve të ambalazhuesve të ujit.

Rasti i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës për të cilin po realizohet bastisja në MMPHI, ka ndodhur në vitin 2022.

Të ngajshme

Arian Tahiri ia përmend Faton Pecit grantet me nga 100 mijë euro për familjarët e Fitore Pacollit: Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit

KushtrimGuraj

Ngjarjet e datës 15 shtator

Erzana Fazliu

Besnik Osmani nga LDK hap fushatën zgjedhore me vizion për zhvillim dhe mirëqenie

KushtrimGuraj