Telenews

PROKURORIA SPECIALE DEKLAROHET PËR SKANDALIN E VOTAVE NGA BURRI I MELISA HARADINAJT

Një “mori procedurash hetimore” janë duke vazhduar për skandalin e manipulimit të votave në të cilin u përfshi Dardan Stublla, burri i ish-kryediplomates, Meliza Haradinaj.
Afaristi Dardan Stublla, dyshohet se ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

Insajderi kishte raportuar për rastin vitin e kaluar. Raportimi bazohej në një video-incizim.
Ky video-incizim është duke u trajtuar si provë në procedurën hetimore të rastit, të cilën po e udhëheq Prokuroria Speciale tash e një vit.
Në një përgjigje për Paparacin, Prokuroria thotë se deri tash janë marrë disa veprime procedurale hetimore që të mblidhen provat për rastin konkret.

“Ju njoftojmë se çështja për të cilën kërkoni informacione është ende në procedurë e sipër. Prokurori i shtetit është duke i trajtuar të gjitha informacionet dhe dyshimet e ngritura qoftë nga mediat apo nga personat fizik”.
“Deri më tani janë ndërmarr një mori veprimesh procedurale hetimore me qëllim të grumbullimit të provave relevante juridike lidhur me pretendimet e shfaqura për rastin konkret”, thuhet në përgjigjen e PSRK-së.
Ekrem Lutfiu, zëdhënësi i këtij institucioni të drejtësisë tha se në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë informacione “për shkak të konfidencialitetit të procedurës”.

“Megjithatë, në këtë fazë të procedurës nuk mund të ndajmë informacione me publikun për shkak të konfidencialitet të procedurës”, përfundon Lutfiu.
Implikimi i Stubllës dhe dy komisionerëve, të cilët u arrestuan vitin e kaluar, në skandalin e madh të manipulimit të votave kishte shtyrë KQZ-në që të rinumëroheshin disa vendvotime.
Si pasojë e përfshirjes në skandal, Meliza Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ish-ministres së Jashtme dhe nga funksionet që mbante në AAK.
Pas rinumërimeve, vendin e ish-ministres e kishte zënë kolegia e saj, Albana Bytyçi.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje mori 50.28 për qind të votave.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani