Telenews

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Nga Prokuroria Speciale thonë se kërkesën për paraburgim ek anë paraqitur meqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi”. Gjithashtu Muharrem Qerimi dyshohet që ka kryer edhe veprën tjetër “Mbajtje në pronësi, kontrollë të paautorizuar të armëve”

“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në komunikatë.

source

Të ngajshme

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Yllka Gashi

Gjini pret në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë

Yllka Gashi

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Yllka Gashi