Telenews

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tetë zyrtarëve shtetërorë

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të zyrtarëve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Aktakuza ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Prokuroria Speciale në maj të vitit të kaluar kishte kryer bastisje në lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve për dhënie në shfrytëzim të tokës së NPB-së për një konsorcium të kompanive private, për të ndërtuar banesa e lokale afariste në vlerë të 120 milionë eurove.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë  kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha, ish-aksionarët e NPB-së, Dren Kukaj, Vesel Makolli, Genc Sherifi, Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së.

Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike.

Të ngajshme

Historiani Schmitt: Duhet të përgatitemi për luftë, Kosova është më e rrezikuara

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Haxhiu: Absurde që Thaçit nuk i lejohet ardhja në varrim, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara

Donat Hashani