Telenews

Prokuroria Speciale thotë se Shkëlzen Gashi u intervistua nën dyshimin për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë rreth hetimeve për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve, është intervistuar autori dhe organizatori i kësaj ekspozite, Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”, thuhet  në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.

Të ngajshme

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

KushtrimGuraj

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj