Telenews

Prokuroria Speciale tregon se për çka po dyshohet Martin Berishaj

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë nga ta pasi dyshohet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë Speciale, Berishaj është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “shpëlarja e parave”, “shmangia nga tatimi” dhe “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, avokati i Berishajt, Tomë Gashi, ka thënë se deklarata e klientit të tij para Prokurorisë Speciale është konfidenciale.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj