Telenews

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri se manipuloi me vota

numerohen-mbi-90%-te-votave:-vv-renie-te-lehte,-pdk-mbetet-e-dyta

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Ky vendim i Prokurorisë vie pasi kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorim të votave në disa qendra.

Sipas vendimit nga Prokuroria thuhet se ekziston dyshimi që ka pasur manipulim të votave për kandidatë. Po ashtu sipas këtij vendimi pati manipulim të votave për ta ndihmuar kandidatin tjetër të kësaj partie, pra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.

Përpos kësaj edhe vetë Krasniqi ka deklaruar se edhe komisionerët kanë qenë familjarë të Xhafer Tahirit.

Nga votat për kandidatë, pa llogaritur ato nga diaspora Rrezarta Krasniqi mori 10230 vota, kurse Xhafer Tahiri mori 7727 vota.

Prokuroria urdhëroi që rinumërimi të bëhet në Prishtinë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, por pavarësisht kësaj rezultatet nuk janë certifikuar ende. Madje duket se kjo është ende larg.

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate sot po vazhdon numërimi i votave me kusht, pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora/Telenews.al/

Të ngajshme

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj