Telenews

Pronari amerikan përdori ChatGPT për të gjetur makinën e vjedhur dhe ia doli mbanë

Policia në SHBA është habitur nga një rast i pazakontë ku Inteligjenca Artificiale ndihmoi në gjetjen e një supermakine të vjedhur.

Andrew Garcia nga Orange County kishte humbur Lamborghini Huracan EVO-n e tij para dy vitesh, si pjesë e një skeme shumë-milionëshe ku dhjetëra makina luksoze nuk u kthyen kurrë nga qiradhënësit.

Për Garcia-n, humbja ishte e dhimbshme, pasi të tjerët arritën të rikuperonin mjetet e tyre, ndërsa Lambo i tij mbeti i zhdukur.

Gjithçka ndryshoi kur ai mori një mesazh të çuditshëm në Instagram me foto të makinës dhe pyetjen: “E shite këtë makinë?”.

Garcia përdori ChatGPT dhe mjetet e Google për të analizuar imazhet dhe arriti të përcaktojë vendndodhjen në Denver, Colorado.

Ai njoftoi autoritetet, të cilat konfirmuan se makina ishte pikërisht ajo që i ishte vjedhur.

Zyrtarët e Colorado Auto Theft Prevention Authority e vlerësuan hetimin e tij si një shembull të inteligjencës proaktive që ndihmon policinë.

Ndërkohë, hetimet për personat e përfshirë në rrjetin e vjedhjes së makinave luksoze në Kaliforni vazhdojnë, me disa tashmë të dënuar dhe të tjerë në pritje të gjyqit.

Të ngajshme

Apple njofton për një përditësim urgjent: Kontrolloni cilësimet

Valjeta Turkaj

Fitimet e Nvidia-s do të vënë në provë besimin e Wall Street-it në bumin e AI

KushtrimGuraj

Hong Kongu do të përdorë qen robotë për të vrarë mushkonjat dhe për të parandaluar përhapjen e virusit chikungunya

KushtrimGuraj