Telenews

Pronari i shtëpisë në Durrës i mori peng katër pushues nga Kosova, policia jep detaje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.

Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të 48 vjeçarit, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Çitaku: Debati për gazin amerikan është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Rrezarta Ramaj

Dogana e Kosovës i kap në Morinë disa sisteme anti-vjedhje të padeklaraura

Rrezarta Ramaj