Telenews

Propozimi përrallor në thellësitë e Jalës, Andin Hoti surprizon partneren: U lidhëm në avion

Djali i veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hotit, Andin Hoti i ka bërë propozimin përrallor partneres së tij, Kaltrina Zekës. Ai ka zgjedhur pikërisht Jalën dhe thellësitë e detit Jon.

Çifti kanë folur për këtë moment magjik në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, duke ndarë emocionet dhe detajet e këtij çasti.

“Doja të ishte diçka unike, sepse besoj që ju ka pëlqyer edhe juve aq shumë sa i ka pëlqyer Kaltrinës. Për shkak që të mos ekzistojë kjo ‘jo’ e kam bërë në thellësi të detit.

Ne kemi 8 muaj bashkë, nuk kemi vite ende. Ne jemi njohur në punë dhe në Bruksel më gjatë. Në aeroplan duke u kthyer prej Brukselit se atje janë karriget e ngushta dhe nuk ka mundur të ik dhe të thotë ‘jo’”, tha Andini.

“Për mua ka qenë krejt befasi, Andini e ka mbajt të fshehtë. Ne kemi shkuar në Shqipëri për vetëm një drekë në Shqipëri. Nuk ma merrte mendja, u emocionova shumë. Ka qenë krejt idea e Andinit. Ne të dy e pëlqejmë të dy notin, detin. Andini është tipi romantik. Mua nuk më ka shkuar mendja për diçka të tillë, kaq të jashtëzakonshme”, rrëfeu Kaltrina.

Të ngajshme

Drenusha ngjall të qeshura te banoret: Ma mirë të mos isha zgjuar (VIDEO)

Donat Hashani

Vullneti i drejtohet Drilonit: “Ti e di veç ku janë klubet dhe shishat, nuk ke me fitu këtë BBVK”

Donat Hashani

Rovena eliminohet nga BBVK, banorët e përcjellin në mënyrë të turpshme (VIDEO)

Donat Hashani