Telenews

Protesta e komunave, Aliu-qeverisë: Mos e merrni atë që u takon qytetarëve

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në protestën e komunave në Prishtinë, i ka bërë thirrje qeverisë që t’i kompensojë komunat si dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror.

Ai tha se kur komuna dëmtohet, dëmtohen qytetarët e saj, duke shtuar se të njëjtit nuk e meritojnë të ndëshkohen.

“Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve. Mjaft me qasje selektive, jo mbështetëse, diskriminuese për komunat. Mjaft më me plagën financiare të komunave, pa fajin e obligimin e tyre, që po defunkionalizon dhe shkatërron qeverisjen lokale në tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve, komunat janë të qytetarëve. Qytetarët e qytetet tona nuk e meritojnë të ndëshkohen. Kur dëmtohet buxheti i komunës, nuk dëmtohet vetëm komuna, por qytetarët. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës t’i kompensojë komunat për mjetet e marra, dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror”, u shpreh Aliu.

Ai shtoi se presioni ndaj komunave nuk është vetëm financiar, por edhe të centralizimit.

“Komunat nuk janë degë administrative të qeverisë. Ato janë institucione të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët”, u shpreh i pari i Ferizajt.

Të ngajshme

Fantastike! Islam Selmani i siguron Kosovës medalje në karate

Yllka Gashi

Spanjë, mbi 5 000 vdekje që nga 1 qershori për shkak të nxehtësisë

Yllka Gashi

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Yllka Gashi