Telenews

Protesta e OVL-së, policia del me plan operativ

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘’Skenderbu’’ në Prishtinë do të mbahet protesta e radhës në kundërshtim me Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka dal me një plan operativ.

‘’Policia e Kosovës (PK), me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjessë protestës së lajmëruar sipas Ligjit mbi tubimet publike nga Organizata e Veteranëve të Luftës – UÇK-së, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00, në sheshet e kryeqytetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale policore.Policia e Kosovës, sipas Ligjit mbi tubimet publike e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes protestave të qeta e demokratike në suaza ligjore dhe sipas detyrës zyrtare do të angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë pjesëmarrësit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestës të kalojë e qetë dhe pa incidente’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se  Zyrtarët kompetentë të PK-së kanë mbajtur takim njoftues me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim të njoftimit dhe koordinimit rreth organizimit të protestës dhe masave tjera që ndërlidhen me zhvillimin e protestës.

‘’Me qëllim të garantimit të rendit e sigurisë publike, mbrojtjes së jetës dhe pronës si dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve e pjesëmarrësve në protestë, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në çdo protestë që të respektojnë dispozitat ligjore dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestimit, të mos hedhin gjësende e mjete të forta, të mos përdorin maska dhe të kontribuojnë që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt’’, thuhet në njoftim.

Për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa rrugë që të shpien drejt shesheve të kryeqytetit, andaj janë paraparë edhe angazhime të njësive policore patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientim të trafikut në rrugët alternative.

Të ngajshme

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, lëndohen një grua dhe një fëmijë

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Yllka Gashi