Telenews

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë, si dhe bllokimi i rrugës për rreth dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri në ora 18:00.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

“Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:

+383 (0)45 198 000

+383 (0)45 198 606

si dhe në numrin pa pagesë 0800 50095″ thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel në Sllatinë të Madhe

KushtrimGuraj

Lladrovci: Ku është konstanta e Republikës?

KushtrimGuraj

Durrës: Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, përfundojnë në spital

KushtrimGuraj