Telenews

Protestë në Prishtinë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Në Prishtinë është paralajmëruar një protestë paqësore në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet nesër para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët e protestës, Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, kanë bërë të ditur se tubimi synon të shprehë kundërshtimin ndaj, siç e quajnë ata, kufizimeve në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pritet të fillojë në orën 14:00, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë që mbështesin këtë kauzë.

Organizatorët theksojnë se qëllimi i protestës është mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe barazia e studentëve shqiptarë në proceset arsimore dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut.

Të ngajshme

Haxhiu: Në Abri të Epërme nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët

Rrezarta Ramaj

Çlirim Haziri fton qytetarët në natën e 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj