Telenews

Protestojnë dy nga moderatorët e Klan Kosovës, e nisin emisionin me gojën e mbyllur

Dy moderatorët e emisionit Info Magazine në Klan Kosova, Arbëreshë Shpati dhe Vullnet Krasniqi, kanë protestuar në hyrje të emisionit.

Ata u paraqitën me gojën e mbyllur, në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova.

“Ne këto fasha nuk do t’i mbajmë gjatë meqenëse detyrë e jona si gazetarë dhe si media është të flasim dhe të mos heshtim për asnjë moment kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve të Republikës Kosovës. Por në fakt, kësaj radhe ishim të detyruar marrë parasysh një vendim të MINT-it për t’i pezulluar licencën Klan Kosovës, e cila në bazë edhe të reagimeve të shumta, qoftë vendore apo ndërkombëtare, po shihet si cenim direkt i lirisë së shpreshjes, i irisë së mediave, por sigurisht ne nuk do të ndalemi as nga kjo situatë e as nga të tjera, nuk zmbrapsemi sepse misioni ynë është i qartë: të dërgojmë për qytetarët e Republikës së Kosovës informacione nga i gjithë territori i vendit dhe më gjerë, të jemi afër tzyre me informacione”, tha Krasniqi në hyrje të emisionit.

MINT-i dje doli me një vendim për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ky vendim i kësaj ministrie u kritikua gjerë e gjatë, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

 

 

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta