Telenews

Protestuesit në Leposaviq sulmojnë me gurë gazetaren e Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Sinani, ka pësuar lëndime trupore, pasi protestuesit sulmuan me gurë gazetarët në Leposaviq.

Në njoftimin e AGK-së, thuhet se Sinani ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.

“Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

“Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike.

Të ngajshme

27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Valjeta Turkaj

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Valjeta Turkaj

Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjermani

Valjeta Turkaj