Telenews

PS denoncon Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin për thyerje të heshtjes zgjedhore

Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e ‘BF’, Belind Këlliçin pasi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Sipas denoncimit thuhet se Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale gjatë fushatës.

Po ashtu për të njëjtën gjë Partia Socialiste ka denoncuar dhe deputetin Luçiano Boçin.

Në nenin 77 thuhet se subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ me 500 000 lekë.

Pak më parë Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht pasi ndryshimi është në duart e tyre.

Ai premtoi sërish se nëse do të jetë në krye të Bashkisë, transporti publik do të jetë falas.

“Ndryshimi që ju prisni, e ardhmja që ju doni është shumë pranë. Kam një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët që të ushtrojnë detyrën dhe të votojnë. Votoni që pas 14 Majit, autobusin ta keni pa pagesë. Nëse doni një Tiranë ndryshe dilni dhe votoni. Merrni pjesë masivisht në votim. Është një ditë e veçantë. Pjesëmarrja juaj ka rëndësi të veçantë. Është e rëndësishme që deri në orën 19:00 të shkojnë në qendrat e votimit dhe të bëjnë ndryshimin”- tha ai.

Ndërsa Boçi u shpreh: Dilni votoni, fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkojnë sot i madh e i vogël. Bashkë do e sjellim bashkë. Sot vendoset fati i Elbasanit, fati i familjeve tona, i fëmijëve tanë, fati i vendit. Bëhuni pjesë e ndryshimit, bëhuni pjesë e bashkisë që do ju përkas qytetarëve pas kësaj dite.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj