Telenews

PSD thotë se janë arrestuar 6 aktivistë, kërkojnë lirimin e tyre

 

 

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë arrestuar gjashtë aktivistë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

PSD ka kërkuar që “urgjentisht të lirohet” aktivistët e saj.

“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese.

Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”

Të ngajshme

Hapet Kuvendi, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Valjeta Turkaj

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Valjeta Turkaj

Horoskopi ditor, e Shtunë 31 Janar 2026

Valjeta Turkaj