Psikologët shpjegojnë se nga vjen agresiviteti, si ndikon tek ne çdo ditë dhe cilat strategji na ndihmojnë ta menaxhojmë pa dëmtuar veten dhe të tjerët
Agresioni zakonisht përkufizohet si qëllim për t’i shkaktuar dikujt dëm fizik ose psikologjik. Shpesh shihet si një formë “fuqie” që njerëzit e përdorin për të arritur atë që duan kur metodat e tjera dështojnë, kërcënojmë me dhunë ose bëhemi agresivë. Agresiviteti nuk lidhet vetëm me lajmet për dhunë dhe konflikte botërore, ai shfaqet edhe në situata të përditshme: në trafik, në vendin e punës dhe në shtëpi. Pse reagojmë vrullshëm, çfarë na shtyn të lëndojmë të tjerët me fjalë ose me vepra dhe si mund t’i menaxhojmë emocionet në mënyrë të shëndetshme?
– Ekzistojnë disa grupe teorish që shpjegojnë origjinën e agresionit. Disa studiues besojnë se ekziston një instinkt i lindur agresiv, dhe se frustrimi nxit sjelljen agresive (teori e njohur që nga Dollard dhe Miller, e zhvilluar më vonë nga Leonard Berkowitz). Sipas Berkowitz, frustrimi çon në agresion vetëm nëse shoqërohet me emocione negative si zemërimi ose ndjenja armiqësore.


