Telenews

Pse do t’ua vështirësojë shiu jetën banorëve në Gaza?

 

 

Ndryshimet e motit do të përkeqësojnë jetën e banorëve që janë zhvendosur në Rripin e Gazës, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.

Zëdhënësja e UNRWA-s, Juliette Touma, i tha BBC-së të mërkurën se 800,000 palestinezë të zhvendosur në territor janë tani në strehimore të mbipopulluara të OKB-së, pa ngrohje apo ujë të pijshëm, përcjell Gazeta Botapress.

“Shiu do të përkeqësojë situatën për tre të katërtat e popullsisë së Gazës, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”.

“Ne nuk kemi karburant, kështu që nuk mund të sigurojmë ngrohje apo ujë të pijshëm”, tha Touma.

Asnjë sasi karburanti nuk ka hyrë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, sipas agjencisë së OKB-së. /Telenews/

Të ngajshme

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj

Kosova rriti importin nga Serbia mbi 100 për qind

Valjeta Turkaj

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu