Telenews

Pse Leon Avdullahu duhet ta zgjedhë Kosovën?

Leon Avdullahu ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm në karrierën e tij. I lindur në Zvicër, por me origjinë nga Kosova, mesfushori i talentuar duhet të marrë një vendim që shkon përtej futbollit. 

Të zgjedhë vendin ku u lindën prindërit, apo atë që e rriti si futbollist? Kosovën apo Zvicrën? 

Pa dyshim se Kosova duhet të jetë opsioni parësor i Avdullahut dhe ka disa arsye mjaft të forta që e mbeshtësin këtë. 

Vendimi për ta përfaqësuar Kosovën është shumë më tepër se sportiv, është emocional, personal dhe historik. 

Të veshësh fanellën e Kosovës nuk është vetëm detyrë, është nder, është vazhdim i ëndrrës që nisi Fadil Vokrri dhe e jetësoi në maj të 2016-ës kur Kosova u pranua me të drejta të barabarta nga FIFA dhe UEFA.

Zgjedhja e Kosovës do të ishte një homazh për Vokrrin dhe një kontribut në rrugëtimin që ai e nisi me gjak e sakrificë. 

Sistemi dhe trajneri Franco Foda 

Franco Foda, trajneri aktual i Kosovës, njihet për filozofinë e tij taktike dhe të disiplinuar. Ai kërkon lojtarë inteligjentë në mesfushë, të cilët mund të përshtaten shpejt në skema të ndryshme, zakonisht mes formacioneve 4-2-3-1, 4-4-2 dhe ndonjëherë 3-4-2-1, varësisht nga kundërshtari. 

 

Leon Avdullahu, si mesfushor kreativ dhe teknik, do të përshtatej në mënyrë ideale në sistemin e Fodës. Në skemën 4-2-3-1, ai mund të luajë qoftë si mesfushor qendror që kontrollon ritmin e lojës, qoftë si një nga dy mesfushorët më të avancuar në pozicionin që e lidh mbrojtjen me sulmin. 

Mbështetja që do të marrë nga “Dardanët” është unike 

Askund tjetër Avdullahu nuk do të gjejë një tifozëri që do ta përqafojë si birin e vet.

Ai nuk do ta gjejë një publik që e mbështet jo vetëm kur shënon, por edhe kur ka ditë të vështira. 

 

Shembull për brezat e ardhshëm 

Një ambasador i vërtetë që i tregon të gjithëve se nuk është turp të kthesh kokën nga vendi yt, përkundrazi është nder dhe krenari. 

Leon, Kosova të pret. Jo vetëm për atë që je, por për atë që mund të bëhesh për këtë vend dhe për atë që mund të arrijmë së bashku.

Të ngajshme

Trajneri i Lille flet për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Valjeta Turkaj

Luka Modric vendosi një rekord historik në Serie A ndaj Cremoneses

KushtrimGuraj

Arsenali shkatërron Leedsin, javën e ardhshme zhvillon derbin

KushtrimGuraj