Telenews

Pse ndryshimi i portës së karikimit është një hap i madh për “Apple”?

“Apple” hoqi dorë nga karikuesi Lightning të martën, saktësisht 11 vite nga dita kur u prezantua për herë të parë.

Kjo risi është një moment historik për kompaninë pasi është hera e parë që pajisjet e saj do të adoptojnë fishat USB-C, për një sistem universal kërkimi.

Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm sepse “Apple” deri më tani u ka rezistuar kërkesave për ta ndërmarrë këtë hap, por edhe sepse karikimi tashmë do të jetë më i lehtë për konsumatorët.

Megjithatë, ka dhe një kleçkë: Kalimi në standardin universal, do të thotë që “Apple” heq dorë nga kontrolli i “ekosistemit” të saj të karikimit. Kështu, do të jetë e vështirë për shumë konsumatorë për të identifikuar një karikues cilësor nga një jo edhe aq cilësor.

Çfarë po ndryshon?

Ndërrimi vjen më pak se një vit pasi Bashkimi Evropian votoi për miratimin e legjislacionit që kërkon që celularët inteligjentë, tabletët, kamerat digjitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të mbështesin karikimin USB-C deri në vitin 2024.

Ligji, i parë në llojin e tij synon ulë numrin e karikuesve dhe kabllove të cilët konsumatorët i marrin kur blejnë një pajisje të re, dhe për t’i lejuar përdoruesit të përdorin pajisje të njëjta edhe nëse janë zhvilluar nga prodhues të ndryshëm.

Tani klientët e “Apple” mund të përdorin të njëjtët karikues USB-C për të rimbushur iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët e tyre Mac – nuk ka më nevojë për të gjetur karikuesin e duhur për secilën pajisje.

source

Të ngajshme

Pse ChatGPT nuk mund ta tregojë kohën?

KushtrimGuraj

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Valjeta Turkaj

Zgjidhni algoritmin tuaj! Instagrami vjen me një përditësim të ri

Valjeta Turkaj