Telenews

Pse Noizy ka vendosur t’i rregullojë marrëdhëniet me të gjithë, nga Ledion Liço e deri tek Stresi?

Emri i Noizyt jo rrallë është përmendur në skandale të ndryshme që kanë bërë bujë mediatike.

Reperi i njohur Noizy ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Wake Up”. Ai ka dhënë më shumë detaje jo vetëm për koncertin e ri që do të mbajë sëshpejti, por ka folur edhe në lidhje me konfliktin që ka ndodhur para 6 viteve me Ledion Liçon dhe pikëpyetjet e historisë.about:blank

Cili është qëndrimi yt në lidhje me komentet fyese që njerëzit agresivë bëjnë në rrjetet sociale?

“Faktikisht i kam lexuar shpesh herë por duhet të luftosh me veten tënde dhe ta vendosësh në zbatim që në momentin kur je me nerva të mos i kthesh përgjigje asnjërit. Unë duhet të luftoj që ta vë në praktikë këtë gjë sepse nuk është e lehtë. Ka të bëjë tipi. E di si është puna, unë nuk kam qejf kur me pret në besë dhe kjo është e gjithë gjëja dhe kur më del jashtë premtimit unë tjetërsohem dhe ndoshta nuk e di por kjo është ajo Alpha brenda meje.”, tha ai.

Kohët e fundit ne kemi parë një Noizy që ka vendosur të rregullojë marrëdhëniet, gjithë ky pozitivitet dhe kjo ndjenja e mirë për të rregulluar disa ura të djegura, për këdo që pyet nga buron?

“I kemi bërë edhe disa vite, unë gëzoj 35 vjet dhe nuk ka gjë më të mirë që kur e mbyll rrugëtimin tënd si nga ana artistike por edhe në jetë. Kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje, sidomos nga njerëz që dikur kemi qenë okej. Është koha që të ecim përpara dhe kur e kemi në dorë që të bëjmë gjëra të mira pse jo. Preferoj dashurinë dhe respektin para urrejtjes 100% gjatë gjithë ditës. Besoj që ka të bëjë dhe mosha.”, u shpreh Noizy.

Përndryshe, Noizy është një nga reperët më të kërkuar për mbrëmje muzikore. Theksojmë se javë më parë reperi ka njoftuar fansat për koncertin madhështor që do ta mbajë në Tiranë më 14 gusht.

Të ngajshme

Loredana hap zemrën, tregon periudhën si e përjetoj ndarjen me Mozzik-un

Erzana Fazliu

Kush ja theu zemrën Olsa Muhameti pas 10 vitesh lidhje?

Erzana Fazliu

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare

KushtrimGuraj