Telenews

Pse nuk duhet ta shikoni orën nëse zgjoheni në mes të natës?

Gjumi është një nga nevojat themelore të organizmit njerëzor dhe luan një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor.

Gjatë gjumit, trupi dhe truri rigjenerohen, përmirësohet kujtesa, forcohet sistemi imunitar dhe rikthehet energjia e nevojshme për funksionimin e përditshëm.

Kuptimi i rëndësisë së gjumit dhe ndjekja e zakoneve të mira për një pushim cilësor janë thelbësore për mirëqenien tonë të përgjithshme.

Megjithatë, të gjithëve mund t’u ketë ndodhur të jenë zgjuar në mes të natës.

Zgjimi në mes të natës është dukuri e natyrshme, por kur nuk arrini të flini përsëri mund të jetë zhgënjyese.

Është e zakonshme që njerëzit me pagjumësi të shikojnë orën sa herë që zgjohen. Kjo njihet si sjellje e vëzhgimit të orës ose e monitorimit të kohës (TMB), për të cilën hulumtimi sugjeron se mund të rrisë stimulimin e trurit dhe të përkeqësojë ndjenjat e ankthit të pagjumësisë.

Por ju nuk duhet ta bëni këtë.

Hiqni orën nga dhoma e juaj pasi ndihmon të zvogëloni ndjenjat e tuaja të ankthit që lidhen me gjumin.

Përndryshe, nëse keni nevojë për një alarm në dhomë, mund ta ktheni orën mbrapsht për të shmangur shikimin kur zgjoheni gjatë natës.

Të ngajshme

Pse zëri jonë tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e vërtetë do t’ju befasojë

Valjeta Turkaj

Dieta mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor, këto ushqime rrisin ankthin

Valjeta Turkaj

Asgjë nuk është e rastësishme në këtë jetë dhe askënd nuk e takojmë rastësisht…

Erzana Fazliu