Telenews

Pse nuk po bëhet qeveria e opozitës? – Kica-Xhelili e thotë për herë të parë (VIDEO)

Në “DPT te Fidani”, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka treguar për herë të parë se pse nuk ka një qeveri të opozitës.

Doarsa Kica-Xhelili tha se për të formuar qeveri nuk i ka numrat as opozita dhe as VV.

“Paritë e tjera nuk kanë dashur qartazi të thonë se nuk kanë vota. Sepse shpesh kur na thonë po e bllokoni një qeveri të opozitës dhe unë them po mirë m’i bëj votat. Hajde zbërthemi si i keni votat ju të tjerët dhe pastaj ta shtrojmë diskutimin a po e bllokon dikush apo jo. Dhe ne i kemi dy deklarime të përfaqësuesve minoritar që thonë se LDK është parti shoviniste, ata nuk mund të hyjnë në koalicion me LDK. Ke pastaj akterë brenda LDK-së, që nuk do ta votonte një qeveri të opozitës, një deri tani”, tha Kica – Xhelili.

Ajo nënvizoi se LDK nuk ndikohen nga propaganda e LVV dhe se në fushatë kanë premtuar se do ta mbajnë fjalën dhe tha se LDK po e bën këtë.

“Kemi qenë partia më e sulmuar nga LVV, deri në një pikë kur mendoja që ata e kanë përshtypjen se janë vetëm ne dhe ata në skenën politike në Kosovë”, tha Kica – Xhelili.

Të ngajshme

Nxënësit e Shkollës së Fondacionit Maarif organizojnë Panairin e Shkencës në Prishtinë

KushtrimGuraj

A do të gjendet rrugëdalje nga ngërçi të enjten, partitë ia konfirmojnë pjesëmarrjen në takim Presidentes

KushtrimGuraj

Miftaraj: Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut, Kuvendi po duket si sfilatë mode

KushtrimGuraj