Nëse qeni leh dhe tenton të sulmojë fshesën, kjo tregon se nuk është njohur gradualisht me të. Zgjidhja është ta prezantoni me qetësi: vendosni ndonjë shpërblim mbi fshesë, lejojeni ta nuhasë dhe ta lidhë me diçka pozitive. Viktimizimi apo ndëshkimi nuk sjell rezultat.
Frika nga udhëtimi me veturë
Qeni nuk duhet të qëndrojë në prehër të pronarit, por në vendin e vet. Klima dhe muzika nuk duhet të nisen menjëherë, pasi shtojnë stresin. Fillimisht udhëtimi të jetë i qetë, dhe më pas, kur qeni relaksohet, mund të shtohet muzikë e butë.
Frika nga qen të tjerë
Filloni duke e shëtitur pranë parqeve të qenve, por pa hyrë brenda, në mënyrë që të shohë të tjerët nga një distancë e sigurt. Vetëm pasi të jetë mësuar me praninë e tyre, dhe sidomos kur ka më pak kafshë, lejojeni të hyjë për kontakt të drejtpërdrejtë.
Shkatërrimi i mobilieve dhe sendeve
Ky veprim nuk lidhet gjithmonë me keqbërje, por shpesh me mungesë vëmendjeje apo mërzi. Shumë lodra nuk mjaftojnë nëse qeni nuk ka mjaftueshëm shëtitje, lojë dhe socializim. Zgjidhja nuk është ndëshkimi, por ofrimi i më shumë kohës dhe përkujdesjes.
Çelësi: durimi dhe ndjenja e siguris
Për qentë me trauma, durimi është mjeti më i rëndësishëm. Pa imponim, pa kritika, vetëm praninë e qetë dhe ndjesinë e sigurisë që pronari ofron. Pas disa javësh, shumica e qenve fillojnë të ndjekin pronarin, të kërkojnë ledhatime dhe të tregojnë shenja më të qarta të lidhjes emocionale.
Nëse vëreni se sjelljet problematike nuk përmirësohen, është e dobishme të kërkoni ndihmën e një veterineri ose trajneri të sjelljes. Vetëm me përkujdesje të duruar dhe me mbështetje profesionale, qeni do të arrijë të lërë pas traumat dhe të ndërtojë një marrëdhënie të shëndetshme e të qëndrueshme me familjen e re.