Telenews

Pse shalqiri është i shëndetshëm në ditët me vapë?

Fruti i kuq, shalqiri – i adhuruari i të gjithëve, kryesisht ka përmbajtje të ujit rreth 92%.

Por kjo nuk është e gjitha, ky frut përmban vlera tejet ushqyese dhe vitaminoze.

Çdo copëz e tij e ngrënjes, ka nivel të konsiderueshëm të vitaminave A, B6 dhe C.

Shalqiri përmban poashtu shumë antioksidantë dhe aminoacide, duke mos anashkaluar edhe një sasi modeste të kaliumit.

Të shijohet gjatë ditëve të nxehta, është më se e domosdoshme pasi që është freskues dhe nuk ka përmbajtje të yndyrërave dhe ka vetëm 40 kalori, njofton Klan Kosova.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli më i lartë i vitaminave gjendet në shalqi dhe kjo zakonisht ndodh gjithnjë tek pemët dhe perimet e kuqe.

Diçka e tillë është më se e rëndësishme ngase i sjell trupit reaksione të shëndetshme, shkruan Livescience.com, njofton Klan Kosova.

Të ngajshme

QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24- orëve

Yllka Gashi

Testi i gjakut mund të zbulojë rikthimin e kancerit disa muaj para skanimeve

Yllka Gashi

Nga vitamina D te kanceri i lëkurës: Sa diell i duhet trupit? –

KushtrimGuraj