Telenews

Pse shumë prej paralimpistëve të Zvicrës janë pjesë e ushtrisë?

Nëntë prej 27 paralimpistëve të Zvicrës janë pjesë e ushtrisë. Kjo është hera e parë që ushtarët sportivë me paaftësi marrin pjesë në Lojërat Paralimpike  Verore, shkruan “20min.ch”.

Lojërat Paralimpike nisën të mërkurën në Paris. Dhe një e treta e anëtarëve të delegacionit të Zvicrës janë të punësuar në ushtri si ushtarë sportivë. Elena Kratter e atletikës dhe Fabian Recher i çiklizmit janë parasportistët e parë që kanë diplomuar nga shkolla elitare sportive e ushtrisë në Magglingen në vitin 2021.

Deri vonë, ushtria e Zvicrës ka refuzuar rekrutët që kanë pasur telashe me gju, për shembull. Fakti që personat me paaftësi tani shërbejnë si ushtarë sportivë tregon për ndryshimin e madh kulturor, shkruan gazeta zvicerane.

Në fakt qytetarët zviceranë me shkallë të paaftësisë prej 40 për qind jo vetëm që janë të papërshtatshëm për shërbim, por janë përjashtuar nga kontributi në shërbimin ushtarak.

“Parasportistët janë në ushtri në rolin e tyre si top-sportistë. Ata janë ushtarë sportivë. Në këtë rol ata janë të gatshëm për shërbimet ushtarake”, shkruan në një përgjigje të ushtrisë zvicerane.

Sportistët që janë pjesë e ushtrisë përfitojnë nga shfrytëzimi i qendrës  elitare sportive për 130 ditë në vit si personel ushtarak. Për ditët që janë në shërbim ata marrin kompenzim për humbjen e të hyrave, që mund të shkojë deri në 30 mijë franga zvicerane në vit.

Ushtria zvicerane aktualisht i ka 860 sportistë si pjesë të saj.

 

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj

Tragjedi familjare – gruaja e plagosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

KushtrimGuraj