Telenews

PSG e merr vendimin përfundimtar për Mauricio Pochettinon

Mauricio Pochettino nuk pritet që të jetë më trajner te Paris Saint-Germaini.

Ish-trajneri i Tottenhamit me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023, por ai pritet që të largohet tani.

“RMC Sport” ka raportuar këtë të shtunë se klubi e ka informuar argjentinasin se ai nuk do të jetë më trajner, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i krerëve të klubit francez lidhet me dështimet në Ligën e Kampionëve edhe me Pochettinon si trajner.

Paris Saint-Germaini thuhet se e dëshiron Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, por ende nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj. /Gazeta Express/

The post PSG e merr vendimin përfundimtar për Mauricio Pochettinon appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj