Telenews

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë 15-vjeçari shqiptar, deklarohet Policia

Është vrarë një 15-vjeçar i shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” sot gjatë ditës në 15-vjeçar të Shqipërisë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth 200 metra larg ambientit të shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 5 nxënës të klasës së 9-të.

Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën në spital nga plagët e marra.

Katër adoleshentët, mes tyre dhe autori, E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç janë shoqëruar në komisariat cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre. Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.”- njofton policia.

Policia po vazhdon hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu