Pas kalimit me shpejtësi të madhe nëpër atmosferën e Tokës, kapsula Orion ka aterrur në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të San Diegos.
NASA kishte parashikuar që kapsula të arrinte shpejtësi deri në 23,839 milje në orë (38,365 km/h) gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës.
Kapsula hapi pothuajse një duzinë parashutash për të ndihmuar zbritjen, duke ngadalësuar në mënyrë të sigurt anijen hapësinore prej 21,000 paundësh nga shpejtësi shumë të larta në rreth 20 milje në orë në momentin e uljes në ujë, raporton skynews.
VIDEO – Momenti kur zbresin në Oqeanin Paqësor
Kjo shënon përfundimin e një misioni rekord 10-ditor në anën e largët të Hënës për Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen.
Ata kanë udhëtuar 252,756 milje larg Tokës në misionin Artemis II – më larg se kushdo tjetër në histori.

