Telenews

Publikohen pamjet ku Laerti me sjellje agresive ndaj Gertës, ia merr pjatën me zor dhe ia hedh ushqimin në tokë

publikohen-pamjet-ku-laerti-me-sjellje-agresive-ndaj-gertes,-ia-merr-pjaten-me-zor-dhe-ia-hedh-ushqimin-ne-toke

Një sekuencë nga Big Brother VIP Albania 4 po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku aktori Laert Vasili shihet duke i marrë me forcë pjatën gazetares Gerta Gixhari.

Në pamjet e publikuara në platformën X (ish-Twitter), Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, dhe duke luftuar për pjatën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.

Ndërsa ai ia rrëmben me zor, duke i thënë se duhet ta marrë sepse do të lajë enët dhe ajo nuk i lan.

Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët kanë kritikuar ashpër sjelljen e Laertit, duke e cilësuar si agresive dhe të papërshtatshme.

Ndërkohë, ende nuk ka pasur një reagim nga Big Brother VIP Albania apo nga vetë protagonistët e këtij momenti.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që sjellja e Laertit brenda shtëpisë së famshme ngjall debat mes publikut dhe opinionistëve të reality show-t. /Telegrafi/

Të ngajshme

Egli dorëzohet para Gjestit: Ndoshta i dal edhe prindërve të mi kundër

KushtrimGuraj

“Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera”, eseja e Bebe Rexhës e shkruar kur ajo ishte nëntë vjeçe bëhet virale në rrjetet sociale

Valjeta Turkaj

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

KushtrimGuraj