Telenews

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar emocionale qanë me dënesë pas “tradhtisë” së Klodit

Në spektaklin “prime” të së premtes, është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo.

E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit, ku ka shpërthyer në lot, duke treguar zhgënjimin e saj.

 Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Pamjet e këtij momenti u publikuan gjatë spektaklit të së premtes dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e shikuesve, të cilët komentuan gjerësisht mbi sjelljen e Klodit dhe reagimin e sinqertë të Elijonës.

Ky episod ka krijuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke i shtuar emocionet dhe dinamikat brenda shtëpisë për banorët dhe publikun.

Të ngajshme

Kjo është rrjedha e dhimbshme e historisë së dashurisë mes Limit dhe Albës

Donat Hashani

Alba shpërtheu në emocione kur sheh në ekran banorin e ri: Ky është stitchi (VIDEO)

Donat Hashani

Momenti kur Limi u fut në shtëpi, puthje për Bian dhe shtrëngim duarsh me Albën (VIDEO)

Donat Hashani