Telenews

Publikohen rezultatet e provimit shtetëror të maturës

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë publikuar rezultatet e provimit shtetëror të maturës, ku këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04%.

Nagavci thotë se në provimin e maturës kanë qenë 20 mijë nxënës, transmeton Telegrafi.

“Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës. Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësire për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Tutje, ajo ka falënderuar  të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

“Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale”.

Të ngajshme

Plumbi qorr përfundon në ballkonin e një banese në Mitrovicë – banori alarmon Policinë pas kthimit nga puna

Valjeta Turkaj

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po pritet për të hyrë në Kosovë

Valjeta Turkaj

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Valjeta Turkaj