Telenews

Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

 

 

Vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë tronditi vendin. Tre persona dyshohet se organizuan vrasjen e saj, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti, Naim Murseli. Ky i fundit po dyshohet se pagoi mijëra euro që gruaja e tij të privohet nga jeta, për motive që akoma nuk janë konfirmuar, përkundër raportimeve të ndryshme.

Rasti fillimisht u raportua si grabitje, pasi ishte inskenuar nga të dyshuarit, teksa pas dy ditësh u arrestuan tre të dyshuarit.

Por cila ishte arsyeja që dyshohet se e nxiti Naim Murselin ta kryente këtë krim?

Sipas raportimeve, Naim Murseli para një kohe i kishte paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani suedeze, për ika pretendohej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Por gazetari i Bohusläningen, Henrik Lundbjörk, ka thënë se sipas njohurive të tij, shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro.

Në anën tjetër, raportet mes çiftit nuk ishin në më të mirën e tyre, diçka që mund të mos kenë qenë të informuara familjet e tyre.

Në një dokument që ka publikuar Kosovapress konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze.

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi që brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri s’kishin shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”./Telenews/

Të ngajshme

Kush ja theu zemrën Olsa Muhameti pas 10 vitesh lidhje?

Erzana Fazliu

Vuçiqi luan viktimën duke u lutur në kishë: Kurti po provon ta heqë Listën Serbe

Erzana Fazliu

Çka humbëm nga mosbashkëpunimi me ShBA-në?, Hovenier: Nxirrni ju vetë konkluzionet se çka

KushtrimGuraj