Telenews

Publikohet emri i një serbi që flitet se është dora e djathtë e Radojiçiqit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke komentuar reagimet e Serbisë dhe të Listës Srpska pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, të cilët pretenduan se s’kanë lidhje me sulmit, ka zbuluar emrin e një serbi që thotë se është dora e djathtë e Milan Radoiçiqit dhe se është i dyshuari për kryesor për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 202. Për këtë sulm dhe tjetrin që ndodhi më 28 nëntor në ndërtesën e komunës së Zveçanit i paraprinë sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dora e djathtë e tij [Radoiçiqit], Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar Bislimi.

Ndërkaq, për reagimet e zyrtarëve serbë në Beograd dhe reagimin e Listës Srpska, Bislimi tha se të njëjtin distancim e bënë edhe kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, por se në anën tjetër e mbështesin dhe financojnë Milan Radoiçiqin, për të cilin tha se organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit.

Të ngajshme

“K’cimi i Tropojës” tashmë zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s

KushtrimGuraj

Ja si parashihet të mbajë moti të mërkurën në Kosovë

KushtrimGuraj

Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

KushtrimGuraj