Në Kosovë sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Tashmë është publikuar edhe Exit Polli i Klan Kosovës i realizuar nga PIPO-s, sipas të cilit partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 38.2, PDK ka dalë e dyta me 22.4, LDK e treta me 20.1, AAK me 7.6, ndërsa Koalicioni për Familjen ka mbetur jashtë Kuvendit.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/22222222222.png)
Në garë kanë qenë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Të drejtë vote kanë pasur mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.