Telenews

Publikohet fotografia e ushtarit italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë

 

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan.

“Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.

LEXO EDHE KETE

Shokuese: Ja çfarë gjeti policia e Kosovës

Kujtojmë se aksidenti i djeshëm ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Lajmin e ka konfirmuar KFOR-i, të cilët në një komunikatë kanë shkruar se ushtari që ka ndërruar jetë në aksidentin në mes të dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, që ka ndodhur sot në orën 15:30, është një pjesëtar i KFOR nga Italia. Lëndime trupore ka pësuar edhe një tjetër ushtar.

“Ushtari italian shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte brenda një VM90” njofton KFOR./Telenews/

Të ngajshme

Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

Valjeta Turkaj

Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Valjeta Turkaj

Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Valjeta Turkaj