Telenews

Publikohet identiteti dhe detaje tjera rreth vrasjes së 22 vjeçarit në Vlorë

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 22-vjeçari, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin e Vlorës, është shtetasi Gëzim Sinomati.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Çakërri, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të të riut duke e lënë të vdekur.

Shërbimet e Policisë raportohet se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Të ngajshme

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj