Telenews

Publikohet identiteti i njërit nga shqiptarët që vdiq në kantierit në Hamburg të Gjermanisë

Është identifikuar një nga viktimat shqiptare që vdiq të hënën pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Albert Zorba, përcjellë Telenews.al

Vëllai i viktimës, ndodhet në burg në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.

Ndërkaq viktima e dytë është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Raportohet se shqiptarët punonin “në të zezën” dhe ishin me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.

Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati.

Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu