Përzgjedhësi Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, që Kosova i luan këtë muaj. Janë kthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica,, por mungon kapiteni Amir Rrahmani.
Më 10 tetor, Kosova përballet me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor luan në udhëtim te Suedia në Goteborg.
Ndeshjet i takojnë Grupit B kualifikues.
Pas dy ndeshjeve, grupit i prin Zvicra me gjashtë pikë.
Tre pikë i ka Kosova në pozitën e dytë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga një pikë në vendin e tretë dhe të katërt.
Kosova e nisi ciklin kualifikues të Botërorit me humbje 4:0 në Basel nga Zvicra, ndërsa 2:0 fitoi ndaj Suedisë në Prishtinë.