Telenews

Publikohet mesazhi i babait të Selin për Mirin, banorja shokohet…

Në prime-n e sotëm të Big Brother Vip, banorët u njohën me përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, ku u zbuluan mesazhe personale, përfshirë edhe atë të babait të Selin për Mirin.

Zbulesa shkaktoi tension mes banorëve, teksa Selin u shpreh e shokuar që Miri nuk ndryshoi qasjen ndaj saj, pavarësisht mesazhit të babait të saj.

Nga ana tjetër, Miri tha se vendosi të mos ndryshojë sjelljen për të mos e konfuzuar Selin, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk ishte qëllim keq.

“Jam pak e shokuar, por jo nga çfarë ka thënë im atë, nëse e ka parë atë sy, mendoj se ashtu është interpretuar. Shokohem nga Miri që s’ka marrë veprime të kujdesej, por arriti të thoshte ato fjalë karshi meje në shpellë. Mendoj që s’duhet ta kishte marrë shumë si ofendim, por ndihmë për të ndryshuar qasje, gjë që nuk e bëri kurrë”, u shpreh Selin.

Ndërsa Miri theksoi “Ka qenë emocion i interpretuar nga babai (i Selin). Nuk kanë qenë gjeste perverse. Më ketë lloj mesazhi që ka dhënë, ka thënë diçka që e ka perceptuar ai.”

Të ngajshme

Në ora 12:00 të natës, Krakit i bie në mendje një ide: Ta ndryshojmë Kushtetutën – ta zgjedhim Presidentin direkt

Rrezarta Ramaj

Të dielën vranësira dhe borë, temperaturat -2 deri 5°C

Rrezarta Ramaj

Itali: Një 25-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur pranë makinës së tij

Rrezarta Ramaj